Vizioni: Të tejkalojmë pritshmëritë!
Vizioni i Andi Pastrim është për një rritje të vazhdueshme në tregun kombëtar duke ofruar standarte të larta, me një gamë të gjerë shërbimesh pastrimi të cilat karakterizohen nga profesionalizmi, siguria dhe cilësia.
Përshtatemi me çdo kërkesë konsumatori dhe klienti. Të tejkalojmë pritshmëritë dhe të kontribuojmë në zhvillimin e klienteve është në thelbin e punës sonë të përditshme.
Misioni: Të ngeleni të kënaqur!
Çdo udhëzim i juaji do të merret parasysh. Jemi të përkushtuar dhe të fokusuar tek ajo që kërkoni nga një shërbim pastrimi. Ofrojmë fleksibilitet në çdo situatë dhe dimë ti përshtatemi situatave të reja. Do të ngeleni të kënaqur duke vërtetuar se jemi në dispozicionin tuaj.
Historiku: Rritje e vazhdueshme!
Fillimet tona e kanë zanafillën tek nevoja e bizneseve për një shërbim cilësor pastrimi. Çdo vit kemi shtuar partneritetin me biznese dhe privatë. Të gjithë kanë folur mirë për ne dhe prandaj, pas plot 10 vitesh, pastrojmë me të njëjtin mision si në fillimet tona. Ne e dimë mirë që një klient i kënaqur na zgjedh përsëri.
Vlerat tona: Reale!
Disa nga vlerat tona themelore janë: ndershmëria, besimi, përvoja, përkushtimi, profesionalizmi dhe fleksibiliteti.
Këshillat dhe puna jonë është e sinqertë dhe kërkon tu ofrojë dobi të mirëfilltë. Bashkëpuntorët tanë kërkojnë më të mirën për ju dhe kohën tuaj. Ata e dinë që njohuritë dhe përkushtimi bën diferencën kudo por sidomos në pastrim.